Facebook Stories, 500 milionë përdorues aktivë në ditë

E publikuar: 26/04/2019 02:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke thyer të gjitha pritshmëritë, në mënyrë të papritur Facebook tha se 500 milionë njerëz po përdorin Facebok Stories çdo ditë.

Statistika tregon se produkti i ri i vjedhur nga Snapchat dhe i aplikuar me sukses në Instagram, ka po aq përdorues sa historitë në Messenger.

Hera e fundit që Facebook foli për Stories ishte në Shtator kur tha se ka 300 milionë përdorues aktivë. CEO i Facebook Mark Zuckerberg zbuloi ditë e sotme këtë detaj në një telefonatë me investitorët.

Gjithashtu zbuloi se Facebook rrezikon një gjobë prej 5 miliardë dollarësh nga autoritetet Amerikane. Duke lënë gjobat mënjëanë, rrjeti social vazhdon të rritet dhe gjenerojë para.

COO Sheryl Sandbarg mësohet të ketë thënë se 3 milionë reklamues përdorin formatin e ri në Facebook.

Popullariteti në rritje tregon se Facebook po bën gjënë e duhur. Këtë koncept reklamimi  Facebook e ka aplikuar në pothuajse mbarë portofolin e aplikacioneve mobile si Instagram, Facebook dhe Facebook Messenger po ende jo në WhatsApp.

Kujtojmë se Instagram Stories kishin 500 milionë përdorues aktivë në ditë në Janar dhe sot mbase shumë më tepër edhe pse kompania nuk dha detaje. /PCWorld Albanian