Facebook mban konferencën e zhvilluesve F8 më 1-2 Maj, hap regjistrimet

E publikuar: 22/02/2018 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook zyrtarisht hapi regjistrimet për konferencën e zhvilluesve F8 që do të mbahet më 1-2 Maj.

Vitin e kaluar Zuckerberg dhe kompania e tij folën për realitetin e shtuar, ndërlidhjen mes trurit njerëzor dhe kompjuter si dhe një rishkrim na e para të structures React.

Facebook ka pasur një vit të vështirë sa i takon lajmeve edhe disa hapa u morën për të ristrukturuar mënyrën sesi përdorues ndërveprojnë me produktet e rrjetit social.

Kështu gjatë konferencës F8 pritet të dëgjojmë më shumë rreth evoluimit të platformës në të ardhmen.

Kompania ka konfirmuar sesione për tema si AR, VR, AI, open source, komunitetet, bizneset e shumë të tjera.

Biletat fillojnë nga 595 dollarë dhe nëse jeni prej atyre entuziastëve të gatshëm të sakrifikojnë, mund të regjistroheni në këtë lidhje. Si në të kaluarën Facebook do të transmetojë direkt aktivitetin. /PCWorld Albanian