Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

E publikuar: 24/05/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook publikoi ditën e sotme raportin i cili tregon më në detaje punën e brendshme të kompanisë nga sa shihet nga syri i publikut.

Një prej detajeve më interesante ishte se Facebook ka fshirë plot 2.2 miliardë llogari në tre mujorin e parë të 2019-ës. Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me tre mujorin e katër të 2018-ës ku 1.2 miliardë llogari u fshinë.

Numri duke astronomik përballë 2.38 miliardë përdoruesve aktivë në muaj të Facebook. Një prej arsyeve që numri i llogarive të fshira është i përafërt me atë të llogarive aktive është se rrjeti social fshin shumicën e llogarive të rreme brenda pak minutash nga regjistrimi. Facebook përllogarit se 5% e llogarive aktive janë të rreme.

Megjithatë rritja e numrit të llogarive të rreme është kambanë alarmi për Facebook. Në shifrën e 2.2 miliardë llogarive duke përfshihen ato llogari të cilat janë bllokuar gjatë regjistrimit.

Gjuha e urrejtjes po rritet në Facebook dhe sajti i medias sociale po bën mjaft mirë në identifikimin e tyre. Përqindja e rasteve ku Facebook ka kapur gjuhën e urrejtjes përpara se të raportohej nga përdoruesit është në 65%.

Por kjo shifër nuk është universale sepse kur bëhet fjalë për ngacmime, shumica e rasteve eliminohen pasi janë raportuar nga përdoruesit. Sfida e radhës e Mark Zuckerberg është rritja e gjurmimit automatik të shkeljeve. /PCWorld Albanian