Evra për Ronaldon: Nëse ju fton në darkë, refuzojeni sepse do të mbeteni të uritur

E publikuar: 19/06/2018 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një interviste për ITV Sport, Patrice Evra zbuloi disa përvoja me Cristiano Ronaldon gjatë kohës sa ishin në Manchester United.

Francezi ka folur për shumë aspekte të jetës duke përfshirë karrierën prej futbollistit dhe se si e kishte lënë të uritur pas stërvitjes.

“Këshilla ime është se kur Cristiano ju fton për darkë në shtëpi, thoni jo. Shkova një herë pas një stërvitje, isha i lodhur dhe më ofroi vetëm sallatë, pulë dhe ujë në tavolinë. Prita që më vonë do të kishte mish, por jo”, tha ish-lojtari i kombëtares së Francës.

“Pas ngrënies u ngrit në këmbë dhe filloi të luante me një top, unë e luta që ta kryejmë darkën. Po, ai është një makinë dhe nuk dëshiron të ndalonte stërvitjen”, shtoi ai.

Ai tregoi një rast se si Ronaldo ishte bërë nervoz pse kishte humbur ping-pong kundër Rio Ferdinandit.

“Cristiano luajti ping pong kundër Ferdinandit dhe Rio e fitoi, filluam të bërtisim dhe ai dukej i mërzitur. Më pas e dërgoi kushëririn t’ia blej një tavolinë të ping pongut, ku stërviti për dy javë në shtëpi dhe më pas e mposhti Ferdinadin. Ky është Cristiano, nuk më habitë se dëshiron që të fitojë më shumë Topa të Artë”, përfundoi Evra.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar tre gola në ndeshjen e parë të botërorit me Portugalinë kundër Spanjës. /Telegrafi/