Arrestohet Xhemshit Krasniqi i akuzuar për krime lufte (VIDEO)

E publikuar: 06/10/2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhemshit Krasniqi që është i akuzuar për krime lufte është arrestuar sot pasdite në Prizren nga misioni i EULEX-it.

Familjarët e Krasniqit kanë dërguar  një video të momentit të arrestimit të tij për media duke thënë se policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Klan Kosova ka tentuar të kontatkojë me misionin e EULEX-it në Kosovë por nuk ka arritur të marrë një përgjigje.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës nuk janë të përfshirë në këtë aksion ndërsa zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për Klan Kosovën se nuk ka dijeni për këtë aksion pasi është zhvilluar nga EULEX-i.

Klan Kosova gjithashtu lidhur me këtë rast ka provuar të kontaktojë edhe me Prokurorinë e Kosovës por ata nuk ishin të qasshëm.