Ermira Mehmeti la BDI-në, menjëherë u angazhua si këshilltare në një parlament evropian

E publikuar: 14/12/2016 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti i Austrisë. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë njëvjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.
“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi Eermira Mehmeti për Gazetën Lajm të Shkupit.

Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte bartëse e listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, kur kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani me Artan Grubin si bartës liste, shkruan gazeta.