Energjia e konsumuar nga Bitcoin në Islandë kalon atë të shtëpive Islandeze

E publikuar: 13/02/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Islanda po përballet me rritjen eksponenciale të fabrikave të prodhimit të Bitcoin të cilat po konsumojnë energji kolosale raportoi një firmë vendase e energjisë.

Këtë vit, elektriciteti i shfrytëzuar nga fabrikat e prodhimit të monedhave kriptografike ka kaluar energjinë e konsumuar nga shtëpitë Islandeze.

Islanda ka një popullsi të vogël prej 340,000 banorësh. Në vitet e fundit ka parë një rritje të numrit të qendrave të të dhënave ndërtuar nga firma me politika të ambientaliste.

Fabrikat e monedhave kriptografike kujdesen për përpunimin e transaksioneve dhe nga puna e bërë shpërblehen me monedha të reja që hyjnë në qarkullim.

Këta kompjutera zgjidhin probleme komplekse matematikore. /PCWorld Albanian