Emrat potencial nga PAN për të marrë poste ministrore, nëse Haradinaj formon Qeverinë

E publikuar: 29/06/2017 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni PAN i renditur i pari në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e ka të drejtën për të formuar Qeverinë, nëse arrin numrat e nevojshëm.

Madje, në këtë koalicion nuk kanë dilema për formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, tashmë partitë janë duke menduar emrat për të marrë përgjegjësi në ekzekutiv.

‘Indeksonline’, mëson se emrat potencial për të marrë poste ministrore në PDK, nëse nuk zgjerohet koalicioni aktual janë: Enver Hoxhaj dhe Dhurata Hoxha.

Në AAK emra të cilët janë lakuar për të qenë pjesë e ekzekutivit janë: Blerm Kuçi dhe Valon Tolaj.

Ndërsa, tek partia e Fatmir Limajt gjasat më të mëdha për të marrë poste ministrore i kanë: Shyqyri Bytyqi dhe Bajram Hasani.

‘Indeksonline’, ka raportuar një ditë më parë se këto parti me marrëveshjen për koalicion parazgjedhor janë marrë vesh edhe për ndarjen e hises në qeveri.

Kësisoj, PDK do të kishte 60 për qind të pushtetit në Qeveri, ndërsa AAK e Nisma 40 për qind.

Nëse koalicioni aktual zgjerohet, atëherë do të kishte duhej një marrëveshje e re për bashkëqeverisje./Indeksonline/