Emery, pasuesi i Inzaghit te Milani?

E publikuar: 27/03/2015 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është mëse e qartë që Milani e pëlqen jashtëzakonisht shumë trajnerin 43-vjecar pasi disa emisarë të klubit kuqezi ishin të pranishëm në sfidën që Sevilla zhvilloi ndaj Villarealit

Unai Emery për të zëvendësuar Filipo Inzaghin. Sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri aktual i Sevillas ai që do të marrë drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm. Inzaghi nuk bind më dhe Adriano Galliani po lëviz për të bindur 43-vjecarin spanjoll të ulet në stolin e kuqezinjëve. Drejtuesit e Milanit e kishin bërë një tentativë për Unai Emery edhe gjatë verës së vitit 2014 por në atë periudhë tekniku iberik vendosi të rinovonte kontratën me klubin andaluzian edhe për dy sezone të tjera. Vitin e kaluar Emery fitoi Europa Leaguen me Sevillan ndërsa aktualisht është duke e udhëhequr skuadrën andaluziane drejt një sezoni shumë pozitiv teksa të besuarit e tij pozicionohen në vendin e 5-të ta La Ligas vetëm 4 pikë pas Atleticos ndërsa kanë siguruar edhe kualifikimin në cerekfinalet e Europa League ku do të përballen me Zenitin e Shën Petersburgut.

Është mëse e qartë që Milani e pëlqen jashtëzakonisht shumë trajnerin 43-vjecar pasi disa emisarë të klubit kuqezi ishin të pranishëm në sfidën e fundit të kampionatit që Sevilla zhvilloi në El Madrigal përballë Villarealit. Pavarsisht moshës së re Emery po tregon se zotëron një përvojë shumë të madhe në fushën e trajningut dhe Milani ka një gati një ofertë shumë të mirë ekonomike për të bindur spanjollin të ulet në stolin e 7-herë kampionëve të Europës. Edhe pse ka kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2016, në Spanjë flitet se në marrëveshjen mes Emery dhe klubit spanjoll ekziston një klauzolë për prishjen me konsensus të kontratës aktuale që 43-vjecari ka me klubin andaluzian nëse në drejtim të tij vjen një ofertë më e mirë. Pra jo vetëm Mihajlovic  dhe Sarri pasi për të marrë drejtimin e Milanit ka hyrë fuqishëm në garë edhe Unai Emery.