Emery i kënaqur me lojën, jo me rezultatin

E publikuar: 19/08/2018 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por jo me rezultatin.

Dominimin e madh të Chelseat dhe dy golat e hershëm Arsenali i zhvleftësoi me dy gola të shpejt në pjesën e parë për të barazuar gjithçka.

Chelsea arriti të shënonte në fund të takimit dhe të siguronte fitoren, por Emery edhe pas humbjes së dytë ka shpresë për ekipin e tij.

“Së pari, fitorja dhe humbja vlen. Ne humbëm. Rezultati është i rëndësishëm”.

“Ne duam që të fitojmë. Kjo është gjithmonë mënyra eduhur, por është e qartë se në mbrojtje kemi vuajtur nga tri gola të pësuar, por edhe kemi pasur rastet tona që të shënojmë më shumë gola. Mendoj se rezultati prej 3-2 nuk tregon realitetin, pasi patën raste për të shënuar më shumë”.

“Në pjesën e parë kemi krijuar shumë raste. Edhe ata patën mundësi për të shënuar. Reagimi ishte i mirë”.

“Rezultati në fund ishte 3-2. Nuk shfrytëzuam rastet tona. Është një proces ky. Në pjesën e dytë kemi luajtur me dy mesfushorë, njëri 19 tjetri 21 vjeç. Përmirësimi po vazhdon. Jam i kënaqur përpos me rezultatin”, deklaroi Emery. /Telegrafi/