Emery fajtor për mos vazhdimin e kontratës së Ramseyt?

E publikuar: 15/10/2018 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unai Emery duket se do të jetë i lumtur me largimin e Aaron Ramseyt.

E përditshmja britanike, “The Mirror” shkruan sot se kontrata e futbollistit mbaron në muajin qershor dhe se Ramsey ishte i gatshëm të nënshkruante një marrëveshje të re me Arsenalin para se kontrata t’i përfundonte.

Por, duket se trajneri i ri spanjoll nuk është i kënaqur me angazhimin e lojtarit dhe se nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Paga e futbollistëve të Arsenalit si dhe blerjet e reja po arrijnë nivelet rekord të klubit dhe Emery besohet se dëshiron të bëjë më shumë transferime verën e ardhshme.

Ofrimi i një page të re reprezentuesin e Uellsit do të prishte bilancet vjetore të planifikuara dhe kjo ka qenë edhe një arsye më tepër për mos vazhdimin e marrëveshjes.

Marrëveshja në tryezë besohet të ketë qenë në vlerë rreth 185mijë funte në javë për mesfushorin.

Ndryshe, Arsenali është duke u përpjekur të sjell lojtar të ri, në veçanti në repartin mbrojtës, ku kohët e fundit ka treguar dobësi. /Telegrafi/