Emërohet shefi për negociata me Serbinë

12.01.2018 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Emërohet shefi për negociata me Serbinë

Qeveria e Kosovës emëroi sot Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë

Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj . Ky i fundit tha se arsye pse është bërë një emërim i tillë është se Qeveria ka kërkuar që të emërohet një shef për negociata me Serbinë ndërsa dialogu politik sipas tij përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhiq Tahiri(Edita Tahiri). Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, tha Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen e saj ka diskutuar edhe për disa pika tjera ku ka miratuar propozim që Kuvendi të jap mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore si dhe propozimin për plotësimin e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.
Haradinaj me këtë rast ka dy kandidatë Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2018 për komunën e Lipjanit. Ministri Bedri Hamza tha se komuna e Lipjanit me vonesë ka aprovuar buxhetin. Buxheti për komunën e Lipjanit është 15 milionë euro./rtk21/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

A po ndërmerr Koreja e Veriut hapa drejt çarmatimit bërthamor?

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Vatikani largon nga shërbesat ish-kryepeshkopin e Uashingtonit

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Thaçi, i vonuar për konsensusin

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Fushata e vakët e Erdoganit, përballë opozitës energjike

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Vdes Xhafer Ahmeti, diplomati i Kosovës në Mal të Zi

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

Contour Global hap tenderin për ndërtimin e termocentralit në Kosovë

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Reagime pas tërheqjes së SHBA nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Mediat serbe: Behrami dhe Shaqiri futbollistët më provokues në ndeshjen Serbi – Zvicër (FOTO)

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Senatorët kritikojnë ashpër strategjinë e administratës për tarifat

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh hyjnë në Shqipëri

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

Opozita e thërret ministrin Pacolli në interpelancë

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së që vdiq dje

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike

Gruaja e kryemiinstrit izraelit akuzohet për abuzim me fonde publike