Elvis Hoxha i VV-së sulmon Adriatik Kelmendin: Cinik, dinak dhe i cekët

E publikuar: 13/02/2020 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar gazetarit Adriatik Kelmendit, pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hoxha ka shkruar në Facebook se Kelmendi e ka marrë përgjigjen nga Kurti kur ai e ka pyetur se sa ka ndryshuar, mirëpo, që shton se vetë gazetari nuk ka ndryshuar aspak.

“Me përmbysjen e regjimit nuk ndryshon vetëm perfytyrimi qeveritar i Kosovës, por edhe përfytyrimi shoqëror, publik dhe mediatik i Kosovës.”, ka shkruar Hoxha.

Ai e ka sulmuar Kelmendin duke thënë se pyetjet e tij ishin të cekta dhe cinike. Gjithashtu, e ka quajtur edhe dinak e njeri që nuk kupton.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gazetari e pyeti Albin Kurtin nëse ky kishte ndryshuar. Dhe mori pergjigjen se Albin Kurti ka ndryshuar. Është këtej e tutje kryeministër.
Mirëpo do të jetë mirë që gazetari t’i bëjë pyetjen vetes. Dhe do të zbulojë se ai vetë nuk ka ndryshuar aspak. Me përmbysjen e regjimit nuk ndryshon vetëm perfytyrimi qeveritar i Kosovës, por edhe përfytyrimi shoqëror, publik dhe mediatik i Kosovës.
Pyetjet e djeshme të gazetarit të Rubikonit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si dhe më parë. Me cektësinë dinake ai nuk kuptonte që kryeministri po i jepte dinjitetin e vendit duke i dhënë të drejtë tri herë gjatë bisedës. Nga ana e vet gazetari drejtonte të njëjtën pyetje pesë apo gjashtë herë.
Është e frytshme që gazetari ta mendojë veten të mençur e jo dinak. Nuk është më koha e dinakëve dhe cinizmit, por e mençurisë dhe respektit.
Ne jemi mësuar të mendojmë se shoqëria ndyshon vetëm me ndryshimin e qeverive, por asnjëherë nuk mendojmë se dhe klanet gazetareskë dhe editorialë mund dhe duhet ta pësojnë të njëjtin fat, pra të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar dhe mendësia po ashtu.