Elsadet Jefkaj kërkohet nga Policia e Kosovës

E publikuar: 03/07/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Elsadet (Agim) Jefkaj i lindur me 31.12.1993 në Gjermani, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Sipas Policisë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, Gjykatës Themelore Prizren- dega Suharekë, Gjykatës Themelore Gjakova dhe Gjykatës Themelore Gjakovё-dega Malishevё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është ELSADET (Agim) JEFKAJ i lindur me 31.12.1993 në Gjermani. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale Disa raste për veprat penale “VJEDHJË E RENDË” dhe “VJEDHJE”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.