Elon Musk jep parashikimin se kur makinat do të bëhen plotësisht autonome

E publikuar: 21/02/2019 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një podcast më 19 Shkurt fokusuar në teknologjitë e autopilotit të Tesla Elon Musk foli për të ardhmen e kësaj teknologjie dhe kur do të jetë e aftë të drejtojë makinat pa ndërhyrjen e njeriut.

Mendoj se se teknologjia do të kompletohet këtë vit,” tha Musk. “Kjo do të thotë se makina mund të gjejë vetë një vend parkimi, tu vijë vetë kur e thërritni nga vendi i parkimit dhe tu përcjellë tek destinacioni pa asnjë ndërhyrje.”

Sipas Musk e gjitha kjo do të jetë e disponueshme këtë vit dhe me bindje të plotë. Megjithatë njerëzit nuk duhet të jenë të mendimit se do të funksionojë 100% vetë tha shefi i Tesla.

Me fjalë të tjera ai po flet për Nivelin 4 e katërt të autonomisë dhe jo Nivelin e 5 që presupozohet se makina mund të bëjë çdo gjë që do të bënte një shofer në kushte të caktuara dhe përgjithshme.

Ky objektiv është vite larg sugjeron Musk dhe varet nga disa faktorë që Tesla nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë si shteti apo autoritetet rregullatore tha Ai. “Besoj se vetëm vitin e ardhshëm do të kemi mundësi të flemë në makinat tona dhe të zgjohemi në një destinacion tjetër,” tha Musk.

Makinat autonome janë në axhendën e shumë prodhuesve të mëdhenj ditëve të sotme. Çfarë e bën Teslan aq të sigurtë se mund të konkurrojë me ta? Sepse kompania ka sasi të mëdha të dhënash. Me çdo Tesla të re që hyn në rrugë kompjuteri i bordit fillon të dërgojë informacion.

Musk vazhdimisht është shprehur se autopiloti i kompanisë është më i sigurtë sesa një shofer dhe gradualisht do të bëhet më i mirë me çdo ditë që kalon. “Shumë njerëz mendojnë se unë jam person i biznesit apo financës. Unë jam inxhinier dhe merrem me inxhinieri siç kam bërë gjithnjë,” e mbylli intervistën Musk. /PCWorld Albanian