Ekzekutivi i Snapchat ka fituar 637.8 milion dollarë në 2017-ën

E publikuar: 23/02/2018 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzekutivi i Snapchat Evan Spiegel ka fituar plot 637.8 milion dollarë vitin e kaluar pasi kompania doli në bursë dhe është paga e tretë më e madhe vjetor marrë nga një CEO kompanie.

Fitim i Spiegel i afrohet atij të CEO së Och-Ziff Capital Management në 2007-ën dhe 2008-ën i cili kishte fituar 918.9 milion dollarë dhe 1.19 milion dollarë respektivisht.

Në 2017-ën paga e tij ishte 98,078 dollarë. Aksionet e Snap u rritën në Shkurt mbi 17 dollarë që nga Korriku.

Megjithatë ato ranë me 8% pas shqetësimeve të ngritura nga disa përdorues për dizajnin e ri të aplikacionit Snapchat.

Mbi 1.2 milion përdorues kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë kompanisë të rikthehet në gjurmët e vjetra, Snapchat duket se nuk është i gatshëm për një hap të tillë. /PCWorld Albanian