Ekskluzive: Sherifi: Para 10 dite Nismës, përmes një ambasade pushteti na ofroi gjithçka veç me u terheq prej opozitës!

E publikuar: 08/02/2016 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll ishte Bilall Sherifi, Nisma për Kosovën.

Me duhet me ja dhane nji lajme te keq kundershtareve te opozites se opozita ka me mbet e bashkueme e ma e forte”, ishte pergjigjja e Sherifit ne pyetjen se a asht perca opozita mbas shkuemjes se Haradinajt ne takimin e thirrun nga Presidentja.

Tue thane se opozita ka ngjalle shprese te qytetaret, Sherifi e tregoi analogjine e tij se pse nuk ka me u nda opozita.

“Nisma nuk asht kunder uljes ne tavolina, por jemi kunder tavolinave qe s’kane ide se ku ka me shkue vendi”, sqaroi Sherifi, tue thane se Nisma nuk ka shkue se shkuemja ne kete takim kishte me ngjalle shpresen se opozita po pajtohet me sjelljet e Qeverise.

“Zotni Haradinaj e ka pase nji moment qe ka mendue se duhet me shkue”, tha ai,

Sherifi ne vazhdim tregoi se ka pase oferta nga perfaqesuesit e diplomateve nderkombetare qe Nisma te terhiqet nga opozita dhe te perfshihet ne Qeveri. 

Ndersa per deputetet e LDK’s Sherifi bani thirrje qe mos me votue Thaçin per President.

“Ne cilin vend gjyse demokratik nji Kryeminister i thote popullit te vete po ulerisni, e populli vetem ka ulerite ‘poshte Zajednica'”, tha nder tjera Sherifi, tue e kujtue deklaraten e Mustafes mbas protestes se kalueme se organizueme.

Simbas tij, koalicioni qeverises duhet me pranue se e kane humb legjitimitetin.

“Ne demokraci mosshkuemja ne zgjedhje bahet precedent”, tha Sherifi tue shtue se thirrja e zgjedhjeve nga opozita nuk bahet precedent.

“Deri me 17 Fror kemi me i pase nji varg aktivitetesh qe ndihmon ne mobilizimin e protestes, e protesta e 17 Frorit ka me qene ma e madhe se e kaluemja”, perfundoi Sherifi.