EKSKLUZIVE || “Luftë” për 2-shin e PDK-së. Ja si u përplasën Kuçi me Hoxhajn për këtë pozitë!

E publikuar: 27/04/2016 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas largimit të Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës ka filluar një luftë e ashpër në partinë më të madhe në vend, se kush do ta zë pozitën e njeriut të dytë në parti dhe në qeveri. Emeri i Hajredin Kuçit po përmendet në të dyja rastet.

Njeriu më i afërt i Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi përpos që në garë për postin e zëvendëskryeminstrit të vendit, e ka një kundërkandidat shumë të fortë, biznesmenin dhe deputetin e PDK-së, Ramiz Kelmendi, ai edhe në garën për dytin e partisë e ka një kundërkandidat shumë të fortë, e ai është Enver Hoxhaj. Kështu kanë theksuar burime të Gazetës Blic brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, madje ka një luftë shumë të ashpër të dyshes Kuçi- Hoxhaj për t’ia zënë “vendin” e deri tashëm, Kadri Veselit, i cili pritet të zgjedhet në postin e kryetarit të PDK-së në fillim të muajit tjetër.

“Në luftën për të dytin e partisë ka pasur një luftë shumë të ashpër. Kuçi e Hoxhaj janë duke bërë luftë se kush do të jetë në atë post”,ka theksuar ky burim.

Merret vesh se ka pasur përplasje dhe akuza ndërmjet Kuçit e Hoxhajt.

“Hoxhaj e ka akuzuar Kuçin që ai po e lëshon Ministrinë e Drejtësisë që të vij në postin e zëvendëskryeministrit si dhe ta zërë edhe vendin e Kadri Veselit në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së”, thekson ky burim.

Ndërkaq, merret vesh Kuçi i ishte përgjigjur akuzave të Hoxhajt se ai është i gatshëm që të tërhiqet, por se sipas tij, është kërkesë jo vetëm brenda PDK-së, por edhe e ndërkombëtarëve që ai të mbetet në qeveri.

Mësohet se Kadri Veseli ende nuk ka marrë vendim se cilin prej dyshes Kuçi apo Hoxhaj të jetë zëvendësi i tij kryesor. Megjithatë, nëpër mbledhjet e forumeve partiake, shihet një afërsi më e madhe e Kadri Veselit me Enver Hoxhajn.

LEXO EDHE: Kadri Veseli e rikthen Hajredin Kuçin dhe e largon pak Enver Hoxhajn

Zyrtarisht, askush nga PDK nuk ka pranuar të flas për këti përplasje brenda partisë më të madhe në vend.

Gazeta Blic ka raportuar gjatë ditës së djeshme se ka një përplasje të ashpër ndërmjet Kuçit e Ramiz Kelmendit për postin e të dytit të qeverisë. Madje, Kelmendi edhe publikisht ka kërkuar që ai të jetë në atë pozitë, sepse sipas tij, kjo ishte edhe marrëveshja e hyrjes së tij në PDK./ Gazeta Blic