Ekskluzive: Gruevski dhe Ahmeti të premten shpallin koalicionin, ja kushtet!

10.01.2017 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekskluzive: Gruevski dhe Ahmeti të premten shpallin koalicionin, ja kushtet!

Edhe pse nuk e ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë, Bashkimi Demorkatik për Integrim dhe kryetari i saj Ali Ahmeti janë duke finalizuar bisedimet për formimin e qeverisë së re, thonë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipas tyre, në bazë të dinamikës me të cilën po zhvillohen këto negociata, ka gjasa që marrëveshja të arrihet deri ditën e premte në mbrëmje.

Burimet tona thonë se gjithçka ka ndryshuar pas intervistës së fundit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhënë në gazetën Dnevnik.

“Deri para kësaj interviste, disponimi i BDI-së, duke përfshi edhe vetë kryetarin Ali Ahmeti, ishte bindshëm kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo si duket Gruevski përmes kësaj interviste dërgoi disa porosi të shifruara që frikësuan Ahmetin dhe situata ndryshoi menjëherë”, thonë burime partiake në BDI.

Sipas tyre, tashmë kanë ndryshuar edhe raportet në negociata dhe nuk është më BDI partia që vendos kushte, por kushtet tani i dikton VMRO-DPMNE-ja.

Këto burime shtojnë se VMRO-DPMNE veçmë ka bë një listë të kuadrove të BDI-së që nuk do t’i pranojë në qeveri, e madje as si negoaciatorë të kësaj partie për aritjen e marrëveshjes për koalicionim.

“VMRO preferon që negociatoë të jenë Musa Xhaferi dhe Beikm Neziri, e jo ministrat e rinj”, shtojnë burime tona.

Gruevsi ka pranuar disa kërkesa të BDI-së, me të cilat kjo parti do të arsyetojë marrëveshjen.

Sipas gjitha gjasave, kryetari i Parlamentit do të jetë i BDI-së, ndoshta edhe ministri i financave, kurse Ligjit për gjuhët do t’i bëhet edhe një ndryshim kozmetik, të cilin BDI do ta praqesë si fitore të madhe. BDI formalisht me gjasë do ta marrë edhe ministrinë e financave, mirëpo udhëheqja faktike e këtij resori do të mbetet në duart e VMRO-DPMNE-së.

Gruevski në fakt do t’i pranojë të gjitha kërkesat e BDI-së, por pjesa më e rëndësishme e tyre do të mbeten të realizohen në dy vitet e fundit të mandatit të qeverisë. BDI në këtë mënyrë tani do të ketë alibi të bëjë sërish koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pse anëtarësia dhe shqiptarët janë kundër, kurse pas dy viteve do të shpallen zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të cilat BDI pastaj do t’i shfrytëzojë si alibi për të arsyetuar mospërmbushjen e tyre.

Lidhur me këto informacione, Gazeta Lajm tentoi të kontaktojë me zëdhënësin e BDI-së Bujar Osmani, por si zakonisht ai ishte i pakapshëm për gazetën tonë.

Në BDI është duke mbretëruar panik nga reagimi i shqiptarëve ndaj këtij koalicioni, prandaj qëllimisht është zgjedhur e premtja në mbrëmje si termin për shpalljen e marrëveshjes, sepse pason vikendi kur qytetarët zakonisht janë më të painteresuar për zhvillimet politike, transmeton lajmpress.com.

Burimet partiake thonë se qeverinë VMRO-DPMNE-BDI do ta votojnë edhe dy deputetët e PDSH-së edhe pse kjo parti nuk do të ketë as ministra, e as funksionarë në pushtetin ekzekutiv.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar / praktikant
artikull i sponzorizuar


Duda Balje i bindet Erdoganit – largon fëmijët nga shkolla e Gulenit

Duda Balje i bindet Erdoganit – largon fëmijët nga shkolla e Gulenit

Kurti i ndërron fjalët në fushatë, tani ka respekt për flamurin e Kosovës

Kurti i ndërron fjalët në fushatë, tani ka respekt për flamurin e Kosovës

Në Spitalin e Ferizajt Vdes Nëna me Fëmijën e saj

Në Spitalin e Ferizajt Vdes Nëna me Fëmijën e saj

Sulmohen me armë zyrat e PDK-së në Skenderaj

Sulmohen me armë zyrat e PDK-së në Skenderaj

Merkel për sulmin në Manchester: Jemi përkrahë popullit britanik

Merkel për sulmin në Manchester: Jemi përkrahë popullit britanik

Çeku mbetet jashtë liste, thotë disa fjalë për Kadri Veselin

Çeku mbetet jashtë liste, thotë disa fjalë për Kadri Veselin

Haradinaj: Ndihem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

Haradinaj: Ndihem i shokuar me sulmin në “Manchester Arena”

Limaj në gjykatë për rastin MTPT

Limaj në gjykatë për rastin MTPT

Kryetarë komunash garojnë në zgjedhjet nacionale për t’iu ndihmuar partive

Kryetarë komunash garojnë në zgjedhjet nacionale për t’iu ndihmuar partive

Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Veseli ngushëllon familjarët e viktimave në Manchester

Komisioni Evropian reagon për sulmin brutal në Manchester

Komisioni Evropian reagon për sulmin brutal në Manchester

Strategjia e partive për mbledhje të votave

Strategjia e partive për mbledhje të votave

E konfirmon shefi i policisë: Sulmi u krye nga një kamikaz

E konfirmon shefi i policisë: Sulmi u krye nga një kamikaz

Hoti: Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Hoti: Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Djaloshi nga Mitrovica ia pa sherrin Facebook-ut, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Djaloshi nga Mitrovica ia pa sherrin Facebook-ut, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Nishani, ngushëllime për viktimat në Manchester dhe solidaritet me Britaninë e Madhe

Nishani, ngushëllime për viktimat në Manchester dhe solidaritet me Britaninë e Madhe