Ekskluzive: Anton Quni kallxon pse nuk mori pjesë në seancë dhe per mbrapaskenat për me bind me votue! (Video)

E publikuar: 29/02/2016 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://www.youtube.com/watch?v=7uSg6vwU87A

“Nji dite para seances zotni Mustafa dhe zotni Thaçi rane dakord rreth kerkesave qe i kam parashtrue qysh asht zbardhja e vrasjeve politike te LDK’s si dhe njohja formale e fomacioneve ushtarake prane ministrise se Mbrojtjes, por ishte vone”.

Keshtu tha i ftuemi i vetem per sonte, ekskluzivisht per emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum – Anton Quni nga LDK.

“Po ju rikujtoj se une para 1 viti kam thane se nuk kam arsye me votue Hashim Thaçin President. Ketyne fjaleve nuk i ka dale afati. Kjo asht natyra ime, keshtu jam i edukuem e i arsimuem … nuk i ndrroj fjalet e mia”, tha Quni lidhun me mospjesemarrjen e tij ne seancen e zgjedhjes se Presidentit.

“Nuk isha i gatshem me ba ndonji veprim qe kishte me sjelle Thaçin ne poziten e Presidentit. Kam shume arsye qe e kam ba kete”, theksoi ai.

“Jam detyrue me u çue nga karriga ime e me shku te ajo e Kryeministrit, qe ne ate kohe ishte Thaçi, e me i thane: Zotni Kryeminister, ju sot e keni nji shans shume te mire per me i binde deputetet me i votue amandamentet e mia, por ai nuk e bani”, tha Quni lidhun me amandamentet e tij lidhun me formacionet ushtarake te UÇK’s, nen komanden e Ministrise se Mbrojtjes.

“Ka pase shume biseda. Bisedimet e shtrueme nuk i marre si presion. Kam bisedue edhe me Kryeministrin Mustafa e Hashim Thaçin…i kam qendru besnik qendrimeve te mia, e para Mustafes i kam elaborue shume çashtje. Por, nji nder momentet ma te veçanta ishte nji dite para seances, ku u takuem me Kryeministrin Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhe shume i pregaditun. Dy gjanat qe i diskutuem ishin keto: adresimi i vrasjeve politike; dhe, Ligji i veteraneve. Per te dyja çashtjet Thaçi ofroi zgidhje konstruktive. Per vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrise se Drejtesise ka me marre LDK”, – sqaroi gjane e gjate Quni, tue shtue se perseri nuk mundi me u largue prej qendrimeve te tij.

“Une e shpreha gadishmenine time me dhane doreheqje si deputet, e ne vend timin me ardhe nji deputet qe kishte me votue Thaçin per President, por zotni Mustafa e mohoi kategorikisht kete mundesi”, kallxon Quni.

“Çdo lider e ka te drejte me dhane mendime e me i kritikue bartesite e vet”, tha Quni lidhun me shkrimin e Mustafes per deputetet e LDK qe nuk votuen Thaçin per President. Si dihet, mustafa u tha se jane frigue nga çadrat.

Gjate bisedes Quni i bani thirrje klases sone politike me marre shembull Presidentin historik Ibrahim Rugova se, qysh tha Quni, ai ne fjalorin e tij nuk ka pase kurre shantazhe e as kesi lloj fjalori qe po e perdorin lideret tone.

“Une jam i bindun se Fisnik Ismaili asht nji patriot i mire e ka deshmue gjate luftes, por fjalori i tij s’asht fjalor qe asht ne kulturen tone. Me letrene tij nuk e ka fy veç Teuta Rugoven, por jam ndie i fyem edhe une e familja e saj. I baj thirrje me shkue me ble 1 buqet me lule, me shkue te shtepia e saj me i kerkue falje”, sugjeroi Quni.

Ndersa, perdorimin e mollotovit e gazit lotsjelles, Quni e vleresoi si nji metode brutale e primitive.

Ne fund te bisedes, moderatori Jupolli kerkoi nga Quni me ja tregue nji storie interesante qe ka ndodh gjate kohes se luftes.

“Nji nga momentet ma qesharake ka qene 9 Qershori, kur asht ditelindja ime. Me therret ne radiolidhje komandanti im, se i kishte ardhe nji arme e fuqishme me nji rreze shume te nalte te veprimit. Me drejtohet me kodin ushtarak e me thote se kjo asht per ditelindjen time. Natyrisht qe u ndjeva mire qe komandantit tim ne ato momente i ka ra ndermend qe une e kam ditelindjen. Me te njajten frekuence me thirr nji luftar serb e me fton me u paraqit ne lidhje. Kur paraqitem, me tha se ndigjova qe e ke ditelindjen, po ta urojme edhe na se e ndigjuem qe ta uroi edhe komandanti, por na s’kemi me te urue me nji granat, por me shume granata”. /Rrokum TV/