Edhe zyrtarisht, Icardi nuk ka probleme me gjurin

E publikuar: 20/02/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inter ka zbuluar rezultatet e testeve mjekësore të Mauro Icardit, duke konfirmuar se sulmuesi nuk ka lëndim në gju.

Sulmuesi argjentinas ka pasur kontrolle të thuktë në gjunjë gjatë ditës së sotme dhe nerazurrët kanë treguar se sulmuesi nuk ka asnjë problem me lëndimet.

Mauro Emanuel Icardi dhe Wanda Nara (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Mauro Icardi iu nënshtrua testeve në klinikën Humanitas në Rozzano për shkak të dhembjes në gjurin e e djathtë”, shkruan në deklaratën e ueb-faqes zyrtare të klubit.

“Testet nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm në krahasim me ato të kryera para fillimit të sezonit”, njofton më tutje klubi.

Futbollisti 26-vjeçar thuhej se kishte probleme të mëdha me gjurin, duke ardhur rastësisht në të njëjtën kohë me sagën e heqjes së shiritit të kapitenit.

Tani mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalettit pasi nuk ftua në ndeshjet e fundit të Interit.

Ndryshe, zikaltërit gjatë ditës së sotme është raportuar se i kanë ofruar kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2024 dhe pagë vjetore prej shtatë milionë eurove. /Telegrafi/