Edhe Sevilla shfaq interesim për Joao Marion

E publikuar: 14/08/2018 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sevilla i është bashkuar Real Betisit në garën për Joao Marion e Interit.

Mesfushori portugez gjysmën e sezonit të fundit e kaloi në huazim te West Hami., por Çekanët refuzuan ta blejnë përfundimisht.

Dje (e hënë) u raportua se Real Betisi ka shfaqur interesim për ta huazuar me opsion blerje, ndërsa sipas Sky Italia tani garës i është bashkuar edhe Sevilla.

Skuadrat nga La Liga kanë kohë të mjaftueshme për ta transferuar pasi afati kalimtar në Spanjë përfundon me 31 gusht.

Ndërsa sipas Gazzetta dello Sport, nëse Joao Mario nuk arrin të gjejë skuadër te, atëherë ai do të ngrohë bankën rezervë të Luciano Spallettit për gjatë gjithë sezonit.

25-vjeçari iu bashkua Interit nga Sportingu i Lisbonës për 40 milionë euro, plus pesë milionë bonuse.

Vlen të theksohet se mesfushori është pjesë e Përfaqësueses së Portugalisë që nga vitit 2014. /Telegrafi/