Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

E publikuar: 21/06/2018 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoxha i njohur si ndër humanistët më të mëdhenj shqiptarë, Halil Kastrati së fundi ka bërë të ditur se ka nevojë për lutjet e shumë njerëzve.
Kjo nevojë shpirtërore erdhi pasi djali i tij, ka nevojë të shërohet nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballet.

Madje djali i Kastratit është në Beograd ku edhe po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor.
Nga terapia e rëndë djali ka nis të humbë edhe shikimin.
E lutjeve për Uvejsin sonte i është bashkuar edhe zv/kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli.m

Pacolli ka thënë se lutjet e tij dhe të familjes janë sonte te djali i Halil Kastratit .
Postim i plotë:

Lutjet e mia dhe të familjes sime shkojnë sonte të djali i mikut tim Halilit. Jam i sigurt se i tërë kombi shqiptarë është prapa jush. Zoti është i madh dhe dëshirojmë më të mirën për Ujvesin.