Edhe një tjetër vrasje në Suharekë

E publikuar: 17/03/2019 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Studenqan të Suharekës raportohet edhe për një vrasje të një personi. Dyshohet se kjo e fundit është mes familjarëve.

Rastin e konfirmoi për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studenqan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, tha Gashi.

Pak më herët është raportuar për vrasjen e një 30 vjeçari në këtë komunë e cila ishte kryer në një lokal të lojërave të fatit.

Gjendet i vrarë një person në një kazino në Suharekë