E tradhton i dashuri, hakmerret duke i hedhur të gjitha pajisjet Apple në ujë

E publikuar: 22/04/2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë nga Kina nuk mund ta duronte tradhtinë e të dashurit dhe vendosi të hakmerrej në një mënyrë shumë të çuditshme: duke i hedhur të gjitha pajisjet e Apple-it në një vaskë me ujë të ngrohtë.

Ajo mblodhi të gjitha pajisjet, si një iMac, iPad, disa iPhone dhe dy MacBook, dhe i hodhi në ujë me shkumë sapuni.

Të gjitha pajisjet bashkë kushtojnë me mijëra dollarë. Vajza shkrepi disa foto të pajisjeve dhe i postoi në Twitter. Postimi i saj është ricicëruar me shumë se 15,000 herë.

Apple