E kush tjetër ankohet? Mourinho: Ishte si top i detit për atë barazuam ndaj Middlesbrought në FA Cup

E publikuar: 05/01/2020 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho është ankuar në topin e barazimit 1-1 të Tottenham Hotspurit ndaj Middlesbrough në FA Cup.

Ashley Fletcher e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 50-të, derisa Lucas Moura (61’) e barazoi rezultatin në 1-1.

Dy skuadrat do ta zhvillojnë edhe përballjen e dytë, në mënyrë që të përcaktohet se kush kalon në rrethin tjetër të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.

Por, trajneri portugez fillimisht tha se topi i kësaj sfide ishte shumë i shndritshëm dhe më shumë dukej si top i detit.

“Mendoj se ai ishte top i detit. Ishte shumë i shndritshëm. Nuk mendoj se ajo gjë i ndihmon lojtarët. Por , kjo nuk është arsyetim”, ka thënë Mourinho.

“Portugezi më tej shtoi se VAR-i duhej ta anulonte golin e Fletchers, pasi sipas tij ishte në pozitë jashtë loje.