E detyruan të martohej që 14 vjeç, një vit më vonë vdes gjatë lindjes

E publikuar: 19/10/2016 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 14 vjeç, të cilën e detyruan të martohej me shkuesi, vdiq gjatë lindjes nga hemorragjia në tru. Derya B, nga Turqia, u martua në një ceremoni fetare dhe lindi një javë më parë në moshën 15-vjeçare.

Ajo besohet se vdiq nga komplikacionet e lindjes që në moshë të hershme. Derya vdiq në një spital privat në Batman, në Turqinë lindore, në datën 17 tetor.

Policia po heton shkakun e vdekjes së saj.

Gjinekologu ekspert Aydan Biti, tha për gazetën turke: “Është e rrezikshme për një vajzë të lindë në një moshë aq të re. Vdekshmëritë janë më të larta si rang në shtatzënitë e adoleshenteve”.