E ç’të thuhet më shumë? Messi meriton korridor të nderit çdo ditë, nga të gjithë

E publikuar: 08/04/2018 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër ditë, një tjetër rekord, një tjetër fitore, por heroi dhe shpëtimtari vazhdon të jetë i njëjtë për Barcelonën.

Barça fitoi ndaj Leganes me rezultat me 3-1 dhe të tre golat e skuadrës vendase u shënuan nga një lojtar.

Besoj e kuptuat se po flasim për një dhe të vetmin, Lionel Messin.

Se edhe një herë shpëtoi skuadrën katalunase nga një rezultat jo i mirë, nuk është hera e parë dhe s’do të jetë e fundit.

Por, edhe një herë Messi bëri që disa rekorde individuale dhe grupore të ndryshojnë pas shumë vitesh:

Barcelona tani janë të pamposhtur në 38 ndeshjet e fundit në La Liga (31 fitore dhe 7 barazime), duke barazuar kështu rekordin e Real Sociedadit mes viteve 1979 dhe 1980 (21 fitore dhe 17 barazime.

Si gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar Barcelonën e tij (Foto: Getty Images)

Messi është lojtari i parë që arrin të shënojë në gjashtë ndeshje radhazi (gjashtë gola) në La Liga jashtë zonës së rreptësisë, kjo nuk kishte ndodhur nga sezoni 2003/04.

Që nga sezoni 2006/07 i Ronaldinhos, Messi bëhet lojtari i parë që shënon gjashtë gola na gjuajtjet e lira në një sezon në La Liga.

Ky ishte het-triku i tij numër 40-të për Barcelonën, numër 29-të në La Liga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, zbuloi se në rast se Barcelona fiton titullin në La Liga para El Clasicos, Los Blanocs nuk do të ia bëjnë ‘korridorin e nderit’, pasi sipas tij tradita është thyer më herët nga Barcelona.

Një gjë është e sigurt dhe me shumë mundësi shumica nga ne pajtohemi, sikur kjo traditë për kampionët të ishte edhe në aspektin individual për lojtarët, Messit duhet bërë çdo ditë korridore nderi. Kështu së paku e thotë dhe gazeta e famshme spanjolle me bazë në qytetin e Madridit, MARCA.

23 dhjetor 2017: Dy lojtarët aktualisht më të mirë duke përshëndetur njëri-tjetrin para El Clasicos në Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Deri në ndeshjen e radhës, kur me siguri do thyhen rekorde tjera, Messi shkon në pushim disa ditorë 12 pikë larg nga vendi i dytë në kampionat, teksa i dyti dhe i treti (Reali dhe Atletico) luajnë në mes vete.

Ta krahasojmë me Ronaldon? Këtë herë jo, nuk është e nevojshme pasi shkrimi nuk është bërë për rivalitetin mes tyre, të dy janë madhështorë në atë që bëjnë, ne thjesht duhet të jemi krenarë që jetojmë në kohën e tyre. /Telegrafi/