Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

E publikuar: 09/08/2019 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga do të fillojë me inspektime dhe kontrolle në lokalet e Prishtinës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektimet do të bëhen në secilin lokal nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

“Kushtet në kuzhinë, afatet e mallrave, pëlqimi sanitar, librezat sanitare, kontrata për mbledhje të mbeturinave, shfrytëzimi i hapësirës publike. Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal”, ka shkruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë.

Postimi i tij:

1. Kushtet në kuzhinë;
2. Afatet e mallrave;
3. Pëlqimi sanitar;
4. Librezat sanitare;
5. Kontrata për mbledhje të mbeturinave;
6. Shfrytëzimi i hapësirës publike.

Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal!