Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, Beitar Jerusalem ndërron emrin në Beitar Trump Jerusalem

E publikuar: 16/05/2018 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjë të pazakonshme e ka bërë një klub i futbollit të shtetit izraelit.

Në nder të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, Beitar Jerusalem ka ndryshuar emrin dhe do të bëjë gara në sezonin e ardhshëm me emrin Beitar Trump Jerusalem.

E gjithë kjo pasi që në dhjetor të vitit të kaluar presidenti amerikan pranoi Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, pavarësisht presioneve dhe kundërshtimet ndërkombëtare.

Foto: Beitar Jerusalem

“Shtatëdhjetë vjet është dashur të presim për njohjen ndërkombëtare të Jeruzalemit dhe presidenti Donald Trump ka njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit”, shkruan në njoftimin e klubit të Beitarit.

Klubi nuk ka zbuluar nëse e ka ndryshuar përgjithmonë emrin, por më tej ka sqaroi hapin e saj.

“Presidenti Trump tregoi guxim dhe shfaqi dashurinë e vërtetë për popullin e Izraelit dhe kryeqytetin e tyre. Këto ditë edhe disa vende të tjera ndoqën procedurat e presidentit duke i dhënë statusin e merituar, Jerusalemit. Klubi i futbollit Beitar Jerusalem, një nga simbolet e qytetit, është e nderuar me marrjen e këtij vendimi për presidentin që tregoi dashurinë dhe mbështetjen e tij”, shkruan më tutje në deklatën e tyre

Kujtojmë se Beitar ka fituar gjashtë herë titullin e kampion të Izraelit ndërsa hera e fundit që fitoi trofeun e çmueshëm është në vitin 2008. /Telegrafi/