Donald Trump kandidon për president

E publikuar: 16/06/2015 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump, njëri prej miliarderëve më të zëshëm në Amerikë, sot ka shpallur kandidaturën e tij në garën presidenciale, duke premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe sërish”.

“Unë zyrtarisht garoj për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë shtetin tonë të sërish të madh”, ka thënë Trump, raporton AFP.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.

Në mesin e emrave që kanë shpallur kandidaturat e tyre është edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe vëllai i ish-presidentit George W. Bush, Jeb Bush.