Donald Cerrone e pret Conor McGregorin për një duel potencial

E publikuar: 14/11/2018 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Cerrone ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga Conor McGregor për një duel të mundshëm në të ardhmen.

Pas triumfit ndaj Mike Perryt në fundjavën e kaluar në UFC Denver, ylli amerikan i arteve të përziera marciale ka thënë se UFC i kishte bërë ofertë për meçin e radhës.

Ndërkaq, The Irish Mirror ka raportuar se kundërshtari potencial i tij mund të jetë pikërisht McGregor.

Në ndërkohë, vazhdon të spekulohet për një rimeç ndërmjet irlandezit dhe kamionit në fuqi në kategorinë e peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov.

Ylli nga Dagestani e mposhti Conorin në raundin e katërt në duelin e zhvilluar në kuadër të UFC 229 në muajin e kaluar që u shoqërua me incidente mas meçit.

Conor McGregor u mposht nga Khabib Nurmagomedov (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Dy yjet e UFC-së janë të suspenduar së paku deri në seancën e ardhshme dëgjimore që mbahet më 10 dhjetor në kuadër të Komisionit Atletik të Nevadës, ashtu që është e paqartë se a do t’i lejohet irlandezit të përballet me McGregorin.

Cerrone, i njohur me nofkën Kauboji, e mposhti Mike Perryn që në raundin e parë në UFC Denver të shtunën e kaluar. Fitorja e bëri atë mbajtës të rekordit për më së shumti fitore dhe më shumë përfundime.

Donald ‘Cowboy’ Cerrone (Foto: Jared C. Tilton/Getty Images/Guliver)

Pas duelit, 35-vjeçari deklaroi se do të kthehej në kategorinë e peshave të lehta, ku një herë ka konkurruar për titull. /Telegrafi/