Dokumentari që sensibilizoi botën për masakrën në familjen Bogujevci

E publikuar: 05/05/2019 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballë për ballë me dhimbjen. Me murin që po i ruante gjurmët e krimit. Vrimat e panumërta të plumbave ia sillnin në mendje oshtimën e tyre, zërat e fëmijëve, britmat e familjarëve. Erën e gjakut dhe të barutit po e nuhaste edhe pas katër vjetësh.

Vendi kishte mbetur i heshtur. Në sfond po dëgjohej vetëm fëshfërima e gjetheve dhe e barit. Kjo ishte hera e parë që Saranda Bogujevci kishte mbledhur forcat për t`u përballur me vendin ku forcat serbe ia masakruan familjarët, në mars të vitit 1999 në Podujevë. Në vendin ku edhe ajo ishte goditur për vdekje, por që “mrekullisht” u kishte mbijetuar 16 plumbave, transmeton Koha Ditore.

Nuk ishte aty rastësisht. Kishte vendosur që historia e saj dhe e familjes të dëgjohej në tërë botën. I kishte lënë anash frikën dhe traumat. Etja për drejtësi ishte më e madhe.

Kthimi i saj prej Anglisë në vendlindje po incizohej e dokumentohej në vitin 2003 nga gazetarë e kameramanë të televizionit më të madh botëror, BBC. Dokumentar ky që arriti të sensibilizonte botën për masakrën e 14 civilëve nga familjet Bogujevci e Duriqi, rrjedhimisht edhe për krimet serbe në përgjithësi, të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prapaskenat e realizimit të dokumentarit i ka rrëfyer për “Kohën Ditore” autori i tij, sot zëvendësredaktor i Edicionit të lajmeve në BBC, Paresh Patel.

Në vitin 2002 Patel punonte si gazetar televiziv për BBC-në dhe mbulonte lajmet rajonale. Po atë vit redaksia e kishte ngarkuar me përcjelljen e një koncerti të muzikës rock në qytetin Manchester, që kishte karakter bamirësie. Aty kishte takuar organizatoren e koncertit, Pam Dawes. Një grua rreth të 50-ve po e udhëhiqte një organizatë bamirësie, të quajtur Ndihma e Manchesterit në Kosovë (MAK)….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)