Doktorë e Infermierë edukojnë të verbërit për tensionin e gjakut dhe diabetin

E publikuar: 13/12/2018 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me qëllim të edukimit të personave të verbër për sëmundjen e diabetit dhe tensionin e gjakut, në Gjilan doktorë e infermierë janë takuar me anëtarë të Shoqatës së të Verbërve.

Doktori Salami Shabani të pranishmit i ka njoftuar për kujdesin që duhet të kenë në mënyrë që të mos rrezikohen nga tensioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti.

“Tensioni i gjakut duhet matet me rregull, sepsetensioni mbi 140/90 tensioni është i lartë ndersa 90/60 tensioni i ulët, nëse  barnat nuk përdoren me rregull ka mundësi të komplikimeve të ndryshme shëndetsore në trup, ushqimi ndikon poashtu në shtypje”, raporton Infosot.

“Simptomat e para të diabetit janë lodhjet, etja e madhe, infeksione e të tjera”, tha Shabani.

Më tutje, Shabani ka këshilluar pjesëmarrësit që të vizitohen sa më shpesh te mjeku familjar.

Ky takim është organizuar nga Shoqata e të Verbërve nëbashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.