Dogana miraton normën vjetore për vonesa dhe kamatën kompenzuese

E publikuar: 27/02/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me vendim të drejtorit të përgjithshëm, Dogana ka filluar të aplikojë normën vjetore të kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompenzese për shumë e detyrimeve të papaguara brenda afateve ligjore.

Norma vjetore e kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompenzuese është në lartësinë prej 7,80% apo 0,65% mujore.

Ky vendim ka efekt juridik dhe efekt në kontabilitete e evidentuara duke filluar nga data 01.01.2017.

Me qëllim të zbatimit të dispozitave mbi borxhin dhe kur detyrimet doganore nuk janë shlyer brenda afatit të përcaktuar sipas legjislacionit atëherë aplikohet norma për vonesa.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha deklaroi se “Aplikimi i kësaj norme interesi bëhet me qëllimi që të mbrohen të hyrat e qytetarëve të Kosovës, si dhe adresohet dhe mbyllet edhe një çështje e dal nga rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm”.