“Do të ketë telashe rreth kufirit me Malin e Zi”

E publikuar: 13/01/2016 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haradinaj në relacion me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Demarkacionin me Malin e zi ka thënë se ata e kanë lënë të hapur mundësinë e rinegocimit për vizatimin të kufirit, dhe sipas Haradinajt, ata kanë thënë se është në rregull si kuptim.

Ai më tej ka thënë se është dakord që të ketë një demarkacion me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

“Për këtë temën e kufirit nuk ka kush që më bindë që është mirë. Krejt kjo po bëhet për ta ruajtur të ardhmen e politike të Thaçit sepse edhe për këtë ai duhet të japë përgjigje”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë se për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ka thënë se mendimi i tij ka qenë të shkarkohet Murat Meha dhe t’i lihet faji atij.
Haradinaj ka shtuar se rreth kufirit do të ketë telashe.