Diplomati rus: Mos më pyetni mua, amerikanët po flasin për ndryshim kufijsh

28.03.2019 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Diplomati rus: Mos më pyetni mua, amerikanët po flasin për ndryshim kufijsh

Ambasadori i Rusisë në Tiranë ka komentuar idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve. Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve është projekt amerikan.

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave më të nxehta të rajonit, por edhe më gjerë, pasi për të po komentohet në disa shtete europiane.

I pyetur për qëndrimin e diplomacisë ruse në lidhje me këtë, ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, tha se rusët nuk kanë folur ndonjëherë për këtë temë.

Aleksandër Karpushin
“Nuk e kam shumë të qartë se përse ju më kërkoni mua, përfaqësuesit të Rusisë, të komentoj një ide e cila promovohet nga zyrtarë amerikanë. Siç mund ta mbani mend, fillimisht, në gusht 2018, për zbatimin e mundshëm të këtij skenari ka folur këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton, ndërkohë që më pas, në fillim të marsit 2019, për këtë ka folur Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer”, u shpreh ambasadori rus në Tiranë, në A2 CNN.

“Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që udhëheqësit rusë të kenë folur për rishikimin e kufijve në rajon. Rusia i mbështet plotësisht bisedimet aktuale midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti Putin ka theksuar disa herë që vendi ynë është i gatshëm të pranojë çdo zgjidhje reciprokisht të pranueshme që palët do të arrijnë përmes dialogut dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë njoftim zyrtar që do të konfirmonte që palët po e shqyrtojnë ndryshimin e kufijve si një opsion të përshtatshëm për zgjidhjen e situatës”, shtoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Ibrahim Rugova ishte tradhtar

Haradinaj: Ibrahim Rugova ishte tradhtar

Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

Haradinaj: Nuk është vepër penale nëse i hedhim verë të kuqe në fytyrë Kurtit

Ramadani: Kosova ka kapacitete që ta mbajë shtyrjen e epidemisë së Coronavirusit (VIDEO)

Ramadani: Kosova ka kapacitete që ta mbajë shtyrjen e epidemisë së Coronavirusit (VIDEO)

Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit të vrarë pasluftës thotë se po punojnë për zbardhjen e vrasjeve politike

Faik Imeri, vëllai i Haki Imerit të vrarë pasluftës thotë se po punojnë për zbardhjen e vrasjeve politike

Kurti pas samitit të Londrës: Punësimi e drejtësia, integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, prioritetet tona

Kurti pas samitit të Londrës: Punësimi e drejtësia, integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, prioritetet tona

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Top të paguarit e Telekomit: Një zyrtar ligjor mori pagë mujore 12.300 euro

Lajmi i fundit nga Haga, prokuroria i ka dorëzuar aktakuza dhomave të specializuara

Lajmi i fundit nga Haga, prokuroria i ka dorëzuar aktakuza dhomave të specializuara

KEK arrin prodhim rekord të energjisë

KEK arrin prodhim rekord të energjisë

Marrëveshje rajonale kundër korrupsionit

Marrëveshje rajonale kundër korrupsionit

Kurti i tregon BERZH-it se çfarë investime do në Kosovë

Kurti i tregon BERZH-it se çfarë investime do në Kosovë

Hidhen poshtë dyshimet për një rast të koronavirusit në Kosovë

Hidhen poshtë dyshimet për një rast të koronavirusit në Kosovë

“Sfidat e KEK-ut – për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetike”, “Në tri vitet e ardhshme parashihen 437 milionë euro “

“Sfidat e KEK-ut – për stabilitet dhe siguri në sektorin energjetike”, “Në tri vitet e ardhshme parashihen 437 milionë euro “

Reperi Stresi, kapet me femra!

Reperi Stresi, kapet me femra!

Rasti “Veteranët”, Ramush Haradinaj s’shkon në seancë

Rasti “Veteranët”, Ramush Haradinaj s’shkon në seancë

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Konjufca në Konferencë me Ivica Daçiqin

Konjufca në Konferencë me Ivica Daçiqin