Diego Costa pritet të largohet nga Atletico

28.12.2020 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Diego Costa pritet të largohet nga Atletico

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle Diego Costa (32) duket se do të largohet nga radhët e Atletico Madrid.

Costa humbi seancën e parë stërvitore të Atletico të hënën pas pushimit të Krishtlindjes dhe kërkoi ndërprerjen e kontratës së tij, e cila zgjat deri në verë, raportojnë mediat spanjolle.

El Mundo deklaron se klubi nuk do të shkaktojë probleme për sulmuesin 32-vjeçar, por ka një klauzolë në kontratë që e ndalon të nënshkruajë një kontratë me disa nga konkurrentët më të mëdhenj të Atleticos, si Sevilla, Barcelona ose Real Madrid.

Costa thuhet se do të gjobitet me 25 milionë euro nëse bashkohet me një nga tri klubet rivale.

Ai u kthye në Atletico në janar 2018 nga Chelsea, dhe qëndrimi i tij i dytë në radhët e “Los Colchoneros” u ndërpre nga dëmtimet e shumta. Ai shënoi 19 gola në 81 paraqitje.

Në mandatin e tij të parë në Atletico, nga 2010-2014, me një sezon në Rayo Vallecano, ai shënoi 64 gola në 135 paraqitje, duke fituar titullin spanjoll në vitin 2014. Ai më pas u transferua në Chelsea për 35 milionë euro.

Sipas shtypit italian, Costa duhet të zëvendësohet nga sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik.

Reprezentuesi polak nuk është më në planet e trajnerit Gennar Gattuso, dhe kontrata e tij zgjat deri në qershor 2021.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Diego Costa pritet të largohet nga Atletico

Diego Costa pritet të largohet nga Atletico

Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

Ancelotti apo Guardiola? Sonte zhvillohet ndeshja e paparashikueshme

Ancelotti apo Guardiola? Sonte zhvillohet ndeshja e paparashikueshme

Flet sërish Xhaka: I heshta kritikët sepse flisnin shumë

Flet sërish Xhaka: I heshta kritikët sepse flisnin shumë

Këta janë top-5 golashënuesit në top-5 ligat evropiane

Këta janë top-5 golashënuesit në top-5 ligat evropiane

Heq borën me … flakëhedhës – video

Heq borën me … flakëhedhës – video

Rrokulliset me veturë dhe humb jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Rrokulliset me veturë dhe humb jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Industria gjermane e makinave më së shumti përfiton nga Kina

Industria gjermane e makinave më së shumti përfiton nga Kina

Prepolli kritikon Ballkanin për angazhimin e Bledi Shkëmbit si trajner

Prepolli kritikon Ballkanin për angazhimin e Bledi Shkëmbit si trajner

Flet lojtari më i mirë i shekullit: Dua të luaj edhe për disa vite

Flet lojtari më i mirë i shekullit: Dua të luaj edhe për disa vite

Zgjidhen lojtari dhe trajneri i shekullit

Zgjidhen lojtari dhe trajneri i shekullit

Liverpool – West Brom, formacionet zyrtare

Liverpool – West Brom, formacionet zyrtare

Top-11-shja e zgjedhur nga Zlatan Ibrahimovic

Top-11-shja e zgjedhur nga Zlatan Ibrahimovic

​Lampard kërkon nga drejtuesit e Chelseat blerjen e sulmuesit i cili kushton 80 milionë euro

​Lampard kërkon nga drejtuesit e Chelseat blerjen e sulmuesit i cili kushton 80 milionë euro

Edhe pse në krizë, Arsenali e 6mposht Chelsean

Edhe pse në krizë, Arsenali e 6mposht Chelsean

PSG hyn në garë për shërbimet e Depay

PSG hyn në garë për shërbimet e Depay