“Dialogu serb për Kosovën tashmë ka filluar”

E publikuar: 21/08/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu i brendshëm (ndërmjet serbëve) tashmë ka filluar me të madhe, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka thënë se shpreson se pas shumë rrathësh koncentrikë të bisedave do të arrihet propozimi që do të shpëtojë gjeneratat e ardhshme.

“Dialogu tashmë ka filluar me të madhe, numri më i madh i njerëzve nga skena publike po deklarohet”, citonb92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se dialogu është i shëndoshë, i mirëseardhur dhe i ndihmon Serbisë që realisht ta shikojë pozicionin e vet, pozicionin e popullit serb në Kosovë dhe të ardhmen e tij.

Lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendimi nuk do të merret pa konsensus të gjerë