Di Francesco: Nuk ndodhën ato që i kemi përgatitur, do të provojmë përmbysjen

E publikuar: 25/04/2018 04:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eusebio Di Francesco ka thënë se lojtarët e Liverpoolit kuptoheshin më mirë në fushë se futbollistët e tij.

Roma e tij u mposhtë me rezultat 5-2 nga Liverpooli dhe tekniku italian ka deklaruar se lojtarët e tij humbën kokën në fushë.

“Filluam mirë ndeshjen, pastaj humbëm disa duele dhe humbëm kokën në fushë. Kemi përgatitur disa gjëra por që në fushë nuk ndodhën”.

“Duelet e humbura janë pjesë e futbollit, duhej të kishim forcë për t’i fituar ato”.

“Lojtarët e Liverpoolit kuptoheshin shumë mirë mes vete dhe kjo e bëri ndeshjen më të lehtë për ta”, deklaroi Di Francesco.

Por tekniku italian beson se skuadra e tij ka mundësi për ta rikthyer rezultatin në ndeshjen kthyese.

“Në futboll asgjë nuk është e pamundur, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Barcelonën, por shpirti i skuadrës për përmbysje do të jetë aty”, përfundoi Di Francesco.

Roma dhe Liverpool do ta luajnë ndeshjen kthyese në Olimpico të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/