Di Francesco i kënaqur me skuadrën, kërkon vazhdimësi

E publikuar: 21/09/2017 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhës në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian triumfoi në udhëtim tek Benevendto me rezultat 0-4.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka deklaruar se është i kënaqur me fitoren e arritur dhe ka kërkuar vazhdimësi nga skuadra.

“Ishte një ndeshje e lehtë për tu fituar, por skuadra ka mundur të shënoj edhe më shumë gola”.

“Kemi marrë dy fitore radhazi, por ende nuk kemi bërë asgjë pasi duhet të ketë vazhdimësi në rezultate”.

“Jam shumë i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë”, deklaroi Di Francesco.

Roma pas katër ndeshjeve në Serie A, ka grumbulluar nëntë pikë duke fituar tri ndeshje dhe duke humbur një tjetër.

‘Giallorosët’ kanë një ndeshje më pak se rivalët tjetër për titull pasi ndeshje me Sampdorian është shtyrë për muajin dhjetor. /Telegrafi/