Dhuna në shkolla, fenomen shqetësues

15.10.2016 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dhuna në shkolla, fenomen shqetësues

Dhuna fizike dhe psikike në institucionet edukativo-arsimore, mbetet një problem shqetësues për shoqërinë e Kosovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente të ndryshme që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë.

Për dhunën në shkolla flasin edhe vetë fëmijët, të cilët tregojnë se dhuna është përditshmëri.

Nxënësja e klasës së nëntë në njërën nga shkollat e Prishtinës flet për Radion Evropa e Lirë, për fenomenin e dhunës në shkollë .

“Ka raste të dhunës në shkolla. Për arsye të ndryshme ndodh dhuna, si kur prishet qetësia në klasë për shembull, që është mjaft banale. Nuk jemi ankuar asnjëherë, sepse kemi konsideruar që nuk merren parasysh ankesat tona”, tregon ajo.

Psikologët në vend thonë se nevojiten masa konkrete që dhuna të mos përdoret në shkolla, pasi ndikon negativisht në zhvillimin normal të fëmijëve.

Besnik Peci, psikolog, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet pasur më shumë trajnime për mësimdhënës, në mënyrë që të aplikohen rregullat e reja adekuate në raport me nxënës.

“Dhuna mbetet fenomen shqetësues në shkolla. Dhuna në kontekstin kulturor, në të cilin kemi jetuar, ka qenë jo formalisht e legjitimuar. Tash, pas luftës, dhuna është fenomen negativ që ndikon negativisht në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Duhet të merren masa konkrete që dhuna të mos përdoret, por edhe dhuna emocionale e që mund të bartet te nxënësit përmes linçimit, ofendimit, ngacmimit dhe stigmatizimeve të ndryshme”, thotë Besnik Peci.

Sipas tij, ky fenomen do të zbutej nëse jo eliminohej tërësisht, nëse do të trajtoheshin me kujdes problemet, edhe ato personale.

“Mungesa e psikologëve në shkolla, është një fakt i rëndësishëm që ndikon se pse ka kaq shumë dhunë në shkollë. Mungesa e trajtimit të problemeve personale të njerëzve, bën që edhe mësimdhënësit edhe nxënësit ta praktikojnë dhunën dhe mungon një psiko-edukim, por mungojnë edhe trajnimet që flasin për rregullat e reja adekuate që duhet të aplikojnë mësimdhënësit’’, vlerëson ai.

Por, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se ekziston infrastruktura ligjore që ndalon përdorimin e dhunës fizike nëpër shkolla.

Merita Jonuzi, nga kjo ministri, thotë se derisa në vitet paraprake janë raportuar 3 deri në 4 raste të dhunës në shkolla, vitet e fundit raportohen rreth 40 raste, gjë që tregon se tashmë vetëdija për raportim të dhunës është më e lartë.

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Zyrën për qeverisje të mirë në Kryeministri, ka krijuar një sistem të parandalimit dhe referimin e dhunës në shkolla, duke fuqizuar protokollin për parandalim, dokument ky që obligon një varg institucionesh për ta trajtuar dhunën në shkolla, pasi që kjo kërkon qasje shumëdimensionale dhe multi-sektoriale të trajtimit të problemit”.

“Kjo ka filluar të zbatohet në shkollat e Kosovës, duke mbajtur trajnime, duke prodhuar materiale didaktike dhe kemi krijuar modulin e incidenteve në shkolla në sistem të menaxhimit të informatave në arsim që ne të kemi një sistem të referimit dhe duke parë perspektiven e qasjes shumëdimensionale të trajtimit të problemit”, thotë Jonuzi.

Shqetësimet e tyre për këtë dukuri i paraqet edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Drejtori i këtij Këshilli, Bajram Beqiri, për Radion Evropa e Lirë, tregon se kanë kërkuar nga të gjitha institucionet kompetente të arsimit, që dhuna fizike dhe psikike nëpër shkolla, të ndalohet.

“Ne gjithmonë e kemi kundërshtuar dhunën dhe kemi thënë se është e patolerueshme. Kemi kërkuar nga organet relevante që kjo dukuri të eliminohet, por fatkeqësisht kjo po ndodh ende. Numër të saktë (të rasteve) të dhunës nuk kemi, por si fenomen është shqetësues. Ministria e Arsimit ndonëse po bën përpjekje, nuk ia ka dalë, për shkak se ende ka raste të dhunës. Ne, si Këshill i prindërve e shohim si shumë shqetësues. Mendoj se edhe prindërit duhet të jenë më komunikues, pasi që jo gjithmonë mësimdhënësit janë ata që ushtrojnë dhunë’’, thekson Beqiri.

Për parandalimin e kësaj dukurie, në vitin 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore për Protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çedomir Jovanoviq përplaset me historianin serb për Millosheviqin (Video)

Çedomir Jovanoviq përplaset me historianin serb për Millosheviqin (Video)

Komuna e Podujevës për tre muaj harxhoi 6 mijë euro për telefonata

Komuna e Podujevës për tre muaj harxhoi 6 mijë euro për telefonata

Asgjësohen rreth 1 ton produkte të qumështit të prishura në Ferizaj

Asgjësohen rreth 1 ton produkte të qumështit të prishura në Ferizaj

Gruaja e drejtorit të QKMF’së në Skenderaj dyshohet se referoi një pacient në laboratorin e saj privat

Gruaja e drejtorit të QKMF’së në Skenderaj dyshohet se referoi një pacient në laboratorin e saj privat

Vlora Çitaku “mallkon” Ramosin për lëndimin e Mohamed Salahas

Vlora Çitaku “mallkon” Ramosin për lëndimin e Mohamed Salahas

“Gjurmë Shqiptare”: Si po lidhin kurorë vajzat nga Shqipëria me serb!

“Gjurmë Shqiptare”: Si po lidhin kurorë vajzat nga Shqipëria me serb!

Era Istrefi rrezikon performancën në ‘Rusi 2018’?

Era Istrefi rrezikon performancën në ‘Rusi 2018’?

Lutfi Haziri, pozitës: Nëse doni numrat, ua japim!

Lutfi Haziri, pozitës: Nëse doni numrat, ua japim!

Reagon Selmanaj: Janjiq dhe Manastiri s’kanë të drejt ta bllokojnë rrugën Deçan-Plavë

Reagon Selmanaj: Janjiq dhe Manastiri s’kanë të drejt ta bllokojnë rrugën Deçan-Plavë

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur

Rritet dhuna në familje ndaj fëmijëve, por kryerësit e veprave nuk po dënohen

Rritet dhuna në familje ndaj fëmijëve, por kryerësit e veprave nuk po dënohen

Erdogan u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Erdogan u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Ismaili: Në fund të qershorit nis furnizimi me barna

Ismaili: Në fund të qershorit nis furnizimi me barna

Gjykatësi i Kushtetueses keqpërdori mijëra euro, kontrabandoi naftë e mallra tjera në Serbi

Gjykatësi i Kushtetueses keqpërdori mijëra euro, kontrabandoi naftë e mallra tjera në Serbi

Nën drejtimin e ministrit Tahiri, Gjyqësori jep shenjat e para të rimëkëmbjes

Nën drejtimin e ministrit Tahiri, Gjyqësori jep shenjat e para të rimëkëmbjes

Kolumbia, partnere globale në NATO

Kolumbia, partnere globale në NATO