Dhjetëra nxënës shqiptarë në Idrizovë detyrohen të mësojnë maqedonisht

02.09.2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dhjetëra nxënës shqiptarë në Idrizovë detyrohen të mësojnë maqedonisht

Dhjetëra nxënësve shqiptarë të shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë, tashmë disa vjet u mohohet e drejta që nga klasa e pestë e deri në të nëntën të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe.

Të revoltuar për këtë situatë, prindërit dhe fëmijët kanë bojkotuar mësimin dhe shtojnë se i njëjti do të vazhdojë deri në zgjidhjen e këtij problemi.

“Dëshirojmë që shkolla të vazhdojë deri në klasë të 9-të në gjuhën shqipe. Deri në të 5-tën mësojnë shqip, më pas duhet të regjistrohen në Gazi Babë. Domethënë duhet të udhëtojnë çdo ditë. Për një fëmijë 10 vjeçar të udhëtojë më autobus është shumë rëndë.”

– Çfarë problem ka? Pse të mos shkosh në klasën e 6-të?

– Sepse këtu është vetëm maqedonisht dhe nuk na japin në klasën e 6-të edhe shqip.

-Ti në çfarë gjuhe dëshiron të mësosh?

–Shqip.

Jemi duke bojkotuar mësimin pse nuk na jepet mundësia që të mësojmë në gjuhën shqipe deri në klasat e 9-të. Nuk na jepet leje që disa vite. Pengesa ka mbetur tek shkolla dhe tek kryetari i Komunës, i cili nuk i dërgon kërkesën Ministrisë së Arsimit”-tha Rizvan Seferi, prind.

Prindërit akuzojnë drejtorin e shkollës, Nikolla Nastevski, se në listën që dorëzon në komunën e Gazi Babës, ul numrin e nxënësve shqiptarë. Komuna, duke u bazuar në atë listë, ku sipas prindërve figurojnë vetëm dy nxënës, thotë se nuk mund të hapet paralele për një numër aq të vogël.

“Ekipet e gazetarëve shkuan deri tek zyra e drejtorit, pa praninë e kamerave, për të kërkuar sqarim prej tij, se vallë a ka kërkuar që të hapet edhe një paralele në gjuhën shqipe. Megjithatë në mënyrë shumë të pasjellshme i largoi ekipet e gazetarëve dhe u mbyll brenda në zyrën e tij”

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, shprehet se dikasteri që ai drejton është i gatshëm, që sapo Komuna e Gazi Babës të dorëzojë dokumentacionin dhe kërkesën e nevojshme, menjëherë të japë aprovim për hapjen e paraleles. Sjelljen e drejtorit të shkollës ndaj ekipeve të gazetarëve, ministri i arsimit e quan të pa tolerueshme dhe të pahijshme për një drejtues shkolle apo mësimdhënës.

Askush nuk guxon të cenojë të drejtën e fëmijëve për të ndjekur mësimin në gjuhën amtare. Kemi pasur komunikim me kryetarin e Komunës së Gazi Babës dhe kemi kërkuar që seriozisht ta shqyrtojë këtë çështje dhe të dorëzojë kërkesën deri në Ministri të Arsimit, duke i siguruar që Ministria e Arsimit do të japë pëlqim që ajo kërkesë e prindërve edhe të jetësohet”-tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

I kontaktuar me telefon, kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski, komunë e cila edhe duhet të dorëzojë deri në ministri kërkesën për hapjen e paraleles, thotë se nuk është i informuar me këtë rast, andaj shton se pasi të marrë informacione më të detajuara, nesër do të dalë me qëndrim/Asat-M.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dhjetëra nxënës shqiptarë në Idrizovë detyrohen të mësojnë maqedonisht

Dhjetëra nxënës shqiptarë në Idrizovë detyrohen të mësojnë maqedonisht

Vuçiq kërkon mbështetjen e Gjermanisë për zgjidhjen e marrëveshjes me Kosovën

Vuçiq kërkon mbështetjen e Gjermanisë për zgjidhjen e marrëveshjes me Kosovën

Për një muaj 167 aktakuza kundër 202 personave

Për një muaj 167 aktakuza kundër 202 personave

Fëmijët e kthyer nga Siria ende nuk janë të përgatitur për ta filluar mësimin

Fëmijët e kthyer nga Siria ende nuk janë të përgatitur për ta filluar mësimin

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

FSK-ja merr pjesë në kampin ndërkombëtar të nënoficerëve

OSBE dhe BE do të jenë të pranishme në zgjedhjet e parakohshme

OSBE dhe BE do të jenë të pranishme në zgjedhjet e parakohshme

Thirrje për serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë

Thirrje për serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet në Kosovë

Filluan punimet në rrugën Bujar Roka

Filluan punimet në rrugën Bujar Roka

Gjuriq hedh akuza të rënda mbi Rada Trajkoviqin

Gjuriq hedh akuza të rënda mbi Rada Trajkoviqin

Shkup: Nuk nis viti shkollor, arsimtarët në grevë për rritje pagash

Shkup: Nuk nis viti shkollor, arsimtarët në grevë për rritje pagash

Aktakuzë për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen për rastin e gruas nga Suhareka

Aktakuzë për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen për rastin e gruas nga Suhareka

Bahtiri akuzon nipin e Kadri Veselit se tentoi ta pengojë në hapjen e një shkolle në Mitrovicë

Bahtiri akuzon nipin e Kadri Veselit se tentoi ta pengojë në hapjen e një shkolle në Mitrovicë

Të premten afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Të premten afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Nis implementimi i planit operativ ‘Siguria në shkolla’

Nis implementimi i planit operativ ‘Siguria në shkolla’

Gjendet e vdekur një 20 vjeçare në Pejë

Gjendet e vdekur një 20 vjeçare në Pejë

Tahiri: 74 fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës në Siri për t’iu dhënë mundësi të re në bankat shkollore

Tahiri: 74 fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës në Siri për t’iu dhënë mundësi të re në bankat shkollore