Dhjetë golat më të mirë në Ligën Premier për vitin 2017 – Nga ‘scorpioni’ i Giroudit, solo aksioni i Hazardit dhe ‘bomba’ e Shaqirit (Foto/Video)

E publikuar: 02/01/2018 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionatit anglez, Liga Premier ka prodhuar më shumë se 1,000 gola gjatë vitit 2017 – dhe disa prej tyre kanë qenë disa absolutisht të ‘çmendur’.

Rrjeta e portave është ‘shqyer’ mbi një mijë herë gjatë 12 muajve të fundit dhe tifozët kanë mundur të kënaqen duke shikuar disa gola të shkëlqyera.

Por, cili ishte goli më i mirë që kemi parë gjatë vitit 2017 as një medium në Angli nuk po mund ta thotë?! Të gjitha mediumet kanë zgjedhur dhjetë golat më të mira, por jo edhe renditjen e tyre nga 1-10, përcjell Telegrafi.

Olivier Giroud ka shënuar një gol në stilin e njohur si ‘scorpion’ apo akrepi, ndërkohë që kemi parë edhe gola të shkëlqyer me solo-aksion nga Eden Hazard dhe Sofiane Boufal.

Emre Can dhe Andy Carroll na kanë shënuar gola me të vërtetë spektakolar dhe Wayne Rooney ka rikthyer vitet mbrapa me një gol brenda gjysmës së tij.

Në këtë listë nuk kishte si të mungonte edhe ‘predha’ e çmendur nga sulmuesi anësor me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili ia shënoi Hull Cityt.

Olivier Giroud, ARSENAL – Crystal Palace

Andy Carroll, WEST HAM – Crystal Palace

Eden Hazard, CHELSEA – Arsenal

Xherdan Shaqiri,  STOKE City – Hull City

Emre Can,  Watford – LIVERPOOL

Charlie Daniels, BOURNEMOUTH – Man City

Antonio Valencia, MAN UTD – Everton

Sofiane Boufal, SOUTHAMPTON – West Brom

Wayne Rooney,  EVERTON – West Ham

Jermain Defoe, Crystal Palace – BOURNEMOUTH

Golat të gjitha në një vend: 

/Telegrafi/