Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

09.09.2019 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

5 përfaqësues të partive politike në vend nga LDK, PDK, Vetëvendosje, PSD e Nisma janë përballur në mes vete në një debat televiziv nga ku kanë hedhur akuza e kundër akuza ndaj njëri tjetrit, shkruan Gazeta Blic.Abelard Tahiri nga PDK ka kritikuar LDK-në e VV-në për siç tha ai, njëra për mungese guximi e tjetrën për humbje të zgjedhjeve tashmë e disa vite.“PDK do të dalë fituese sepse ka përballë dy partitë. LDK ka vendosur tu ikë përgjegjësive edhe për 4 vitet e ardhshme. Ata nuk janë të gatshëm që nga vdekja e presidentit Rugova. Në anën tjetër e kemi parë VV-në edhe në Prishtinë edhe në Prizren sesi kanë qeverisur. Edhe zgjedhjet e brendshme ata i ka nxjerrë të thyer. Albin Kurtin e kemi mundur që nga viti 2011, Isa Mustafën e kemi mundur më 2011. Edhe pse e nxorën kandidat Avdullah Hotin, ne prapë e kemi mundur LDK-në. PDK ofron një ekip të ri për të qeverisur vendin”, tha Tahiri në rtv Dukagjini.

Se PDK ka humbur dhe po sillet si humbëse, tha Visar Ymeri nga PSD. Ai ka komentuar edhe uljet e shtabeve të përgjithshme të partive politike të cilat u lidhën drejtpërdrejt në studio televizive. Shtoi se mënyra sesi shtabi i PDK-së po përcjell debatin të ngjanë me një kinema.“Mënyra sesi janë organizuar shtabet, ata të PDK-së e shihnin këtë emision si në kinema. Mendoj që qytetarët nuk do të paguajnë një film për herën e tretë njëjte”, tha Ymeri.E Bilall Sherifi nga Nisma tha se pas zgjedhjeve të 6 tetorit pret dorëheqjen e katër kandidatëve për kryeministër nga postet e tyre.
“Kur dëgjon kundërshtarët të mbushet mendja që këtu gara është e mbyllur por gara akoma nuk është hapur. Nisma- AKR- PD është fituesi i këtyre zgjedhjeve, dhe nëse del e para atëherë do të jemi fitues i dyfishtë dhe më 7 tetor unë pres 4 dorëheqje. Pra, kandidatëve për kryeministër”, tha ndër të tjera Sherifi.Driton Selmanaj nga LDK u është përgjigjur përfaqësuesve të partive kundërshtare. Thumboi edhe Ymerin e PSD-së se dezertoi nga partia.
“Nuk pajtohem me Sherifin që qeveria u rrëzua për tema të mëdha. Një qeveri i ka fituar që zgjedhjet i ka fituar me sloganin se janë për vendime të mëdha. Kur e dëgjoj e Ymeri mbron territorin e Kosovës kam dilemat e mija. Sepse Ymeri dezertoi nga një mandat kushtetues”, tha ndër të tjera ai.Kurse, Liburn Aliu nga Vetëvendosje tha se PDK po e pranon nëj lloj të gjendjes së keqe që ka ndodhur në vend. Shtoi se PDK ka kopjuar edhe fushatën kundër krimit.“Angazhimi për luftë klkundër krimit e korrupsionit është si të themi thelbi i fushatës së PDK-së. Nuk e di a po e thotë qartë se a po e pranon Abelard Tahiri prej asaj se çfarë ka ndodhur deri më tani. Njëlloj përpjekje për distancim formal i bie që po pranohet diçka që ka ndodhur. Për mua kjo fushatë është e kopjuar. Më 82 Pablo Escobar thelb të fushatës e ka pasur krimin dhe korrupsionin”, tha Ali./Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pesëdhjetë të vdekur dhe mijëra të pastrehë nga tërmeti në Shqipëri

Pesëdhjetë të vdekur dhe mijëra të pastrehë nga tërmeti në Shqipëri

Kurti e Mustafa sot takohën në ora 13:00 pritet ta projektojnë pamjen e Qeverisë së re

Kurti e Mustafa sot takohën në ora 13:00 pritet ta projektojnë pamjen e Qeverisë së re

Mbyllet portali i parë në Shqipëri, Jeta osht Qef

Mbyllet portali i parë në Shqipëri, Jeta osht Qef

Atraktive në bikini, nga festa e ditëlindjes së 29-të në Amangiri, kjo është Rita Ora

Atraktive në bikini, nga festa e ditëlindjes së 29-të në Amangiri, kjo është Rita Ora

Vorë: Gjendja brenda tendave e rëndë, qytetarët flenë jashtë ose në makina (VIDEO)

Vorë: Gjendja brenda tendave e rëndë, qytetarët flenë jashtë ose në makina (VIDEO)

“Nuk mund të shemben banesat pa marrë prova për cilësinë e ndërtimeve”, Kikia dhe Prençi kundër shembjeve të bëra sot

“Nuk mund të shemben banesat pa marrë prova për cilësinë e ndërtimeve”, Kikia dhe Prençi kundër shembjeve të bëra sot

I befason të gjithë Muriqi, pas lëndimit kthehet dhe grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

I befason të gjithë Muriqi, pas lëndimit kthehet dhe grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

Në Pejë QKMF ka mungesë të ilaçeve për të strehuarit shqiptar

Në Pejë QKMF ka mungesë të ilaçeve për të strehuarit shqiptar

Kapiteni i policisë për angazhimin në Shqipëri: E kemi borxh me ju dalë ndihmë

Kapiteni i policisë për angazhimin në Shqipëri: E kemi borxh me ju dalë ndihmë

Me 14 plumba është  Sulmuar shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës

Me 14 plumba është Sulmuar shtëpia e zyrtarit të Policisë së Kosovës

Pacolli: 1 milion euro janë më e pakta krahasuar me atë çka bën fondacioni im

Pacolli: 1 milion euro janë më e pakta krahasuar me atë çka bën fondacioni im

Qirinjët ndizen në qendër të Tiranës përkujtohen viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit

Qirinjët ndizen në qendër të Tiranës përkujtohen viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit

Atë çfarë Erdogan e bëri pas ‘puçit’, Edi po e bën pas tërmetit

Atë çfarë Erdogan e bëri pas ‘puçit’, Edi po e bën pas tërmetit

Basha: Banorët e Kavajës dhe Vorës kanë nevojë për ndihmë urgjente

Basha: Banorët e Kavajës dhe Vorës kanë nevojë për ndihmë urgjente

Vala: Përgjegjësia për humbjen e kredive në numrat e Z-Mobile i takon kësaj të fundit

Vala: Përgjegjësia për humbjen e kredive në numrat e Z-Mobile i takon kësaj të fundit

Për të ruajtur qetësinë në familje, gratë heqin dorë nga prona

Për të ruajtur qetësinë në familje, gratë heqin dorë nga prona