Deutsche Bank nën dyshime për pastrim parash

E publikuar: 29/11/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia federale të martën ka bastisur zyrat qendrore të Deutsche Bank në Frankfurt, nën dyshimin për pastrim parash.
Mbi 170 zyrtar të policor janë të përfshirë në hetimet për institucionin në fjalë.

Banka zyrtarisht deklarohet se do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet.

Sipas prokurorëve gjerman ky institucion po i ndihmon mbi 900 klientë që të krijojnë kompani për të ju shmangur taksave. Mbi këtë fakt janë pastruar mbi 311 milionë euro, të cilat vinin nga aktivitetet kriminale, shkruan deutsche welle, përcjellë Klan Kosova.

Markus Meinzer, drejtor i sekretariatit financiar në rrjetin e drejtësisë tatimore, tha për Deutsche Welle

se “ Ndihet i befasuar se zyrtarët e drejtësisë më në fund do të ndërmarrin veprime konkrete bazuar në informacionin e “Panama Pappers”.

Sipas Meinzer “ informacionet nga prokurorët gjermanë ishin mbledhur gati para dy viteve, dhe marrja e masave konkrete për këtë rast ka marrë shumë kohë, në luftimin e krimit financiar”.

Të dhënat e “Panama Papers” përbëjnë rreth 11.5 milion dokumente dhe u zbuluan në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung nga një burim anonim në 2015. Së paku 28 subjekte gjermane u identifikuan në rrjedhje, sipas raporteve të asaj kohe, përfshirë Deutsche Bank.