Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

E publikuar: 17/01/2020 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë të premte, rreth orës 15:00 në Sanxhak të Laçit, një banesë u përfshi nga flakët, ndaj për pasojë ndërroi jetë një 2-vjeçar.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se 2-vjeçari po luante me një shkrepëse në magazinën pranë shtëpisë së tij. Familja ka 7 fëmijë dhe probleme të theksuara ekonomike.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.