DeRozan shkëlqen në fitoren e Spurs ndaj Lakers, Bostoni ja shkakton Detroitit humbjen e parë

E publikuar: 28/10/2018 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

San Antonio Spurs e ka mposhtur Los Angeles Lakers për herë të dytë brenda një jave, kësaj radhe në AT&T Center me rezultat 110-106 pas një ndeshje shumë dramatike.

Spurs që vinin pas humbjes nga Indiana në shtëpi kishin opsion të vetëm fitoren për të mbajtur hapin në tabelë, kurse e njëjta gjë vlejti edhe për Lakers.

Më të mirët në fraksionin e parë ishin Lakers, të cilët edhe kishin epërsinë pas pjesës së parë. Spursat u kthyen në lojë në çerekun e tretë duke mbajtur rezultatin të ngushtë, derisa në fund ishte vendimtar DeMar DeRozan me pikë shumë të rëndësishme në sekondat e fundit.

DeRozan ishte më i miri dhe ishte afër triple double, me 30 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime, kurse u ndihmua nga Bryn Forbes me 16 pikë dhe Aldridge me 15 pikë. Te Lakers shkëlqeu LeBron James me double double prej 35 pikë e 11 kërcimesh, por kjo nuk mjaftoi për të shënuar fitore.

Bostoni udhëtoi te Detroiti me mision të vetëm fitoren edhe pse skuadra vendase nuk kishte asnjë humbje.

Bostoni ishte i papërmbajtshëm duke dominuar tërësisht në lojë dhe duke bërë që epërsia të shkojë deri në 29 pikë.

Drummond me 18 pikë dhe Johnson me 16 pikë ishin të vetmit që shënuan te Detroiti pikë dyshifrore, kurse te Bostoni shkëlqyen Jaylen Broën me 19 pikë dhe Marcus Morris me 18 pikë.

Pas ndeshjeve të para, Bostoni mbetet në vendin e pestë me dy fitore më pak se Toronto dhe Milëaukee që s’kanë humbje këtë edicion, kurse në Perëndim është Golden State që ka kryesimin me vetëm një humbje e pesë fitore, kurse Spurs janë në vendin e gjashtë e Lakers në vendin e 11-të. /Telegrafi/