Derby della Madonnina për Barellan

E publikuar: 14/09/2018 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ‘luftë’ transferimi thuhet se po bëhet ndërmjet Interit dhe Milanit për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Edhe afati kalimtar i dimrit pritet të jetë i nxehtë në Serie A dhe në veçanti nga skuadrat e Milanos.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, drejtuesit e Milanit do të shikojnë me kujdes Barellan gjatë përballjes të së dielës në Sardenja.

Gazeta shpjegon se kuqezinjtë mund të ulin çmimin prej 40 milionë eurosh të Cagliarit duke ofruar lojtarë në këmbim.

Nicolo Barella (Getty Images)

Kjo pasi pronarët e rinj të Elliott Management janë duke “punuar” në rritjen e ardhurave duke ofruar lojtarë të talentuar.

Megjithatë, Interi ka vendosur pamjet e tyre për 21-vjeçarin që një kohë të gjatë dhe bisedimet kanë filluar tashmë me presidentin e klubit, Tommaso Giulini.

Barella është shfaqur në të katër ndeshjet e Serie A në këtë sezon dhe është thirrur për ndeshjet e fundit të Italisë kundër Polonisë dhe Portugalisë.

21-vjeçari llogaritet si njëri nga talentet më premtues në Itali. /Telegrafi/