Deputeti serb i Kosovës: Marrëveshja e Brukselit është fatale për serbët

E publikuar: 27/07/2015 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Marrëveshja e Brukselit është fatale për serbët e Kosovës dhe njerëzit do t’i vuajnë pasojat e saj.
Disa herë- kam folur për Marrëveshjen e Brukselit dhe kam theksuar se ajo do të jetë e ekeqe për serbët. Veç kësaj, mendoj se në një moment ajo do të heqë nga lista e pagave një numër të madh serbësh nga Kosova dhe s’ka rëndësi nëse do të jenë 21 mijë, 23 mijë apo vetëm pesëmijë, ka deklaruar në formë të shkruar Rashiq, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.

Rashiq thotë se nuk është qartë se si do të punësohen në shërbimet civile pjesëtarët e Civilna Zashtitës, të cilët janë mënjanuar me marrëveshjen e fundit.

Me marrëveshjen e fundit në fakt kemi mënjanimin e 483 pjesëtarëve të Civilna Zashtita dhe këta janë 483 familje. Kur nga Tahiri dhe Gjuriq kërkova të më sqarojnë se si ata njerëz do të mund të transferohen, ose të punësohen në shërbime civile, kam marrë një përgjigje të paqartë.

Rashiqit i ishte thënë se ata njerëz do të aplikojnë në agjenci të ndryshme pranë institucioneve të Kosovës dhe meqë agjenci të tilla tash nuk ka në veri, ky do të jetë një rast i mirë për ta.
Rashiq thekson se serbët e Kosovës duhet të ndikojnë në politikanët që po negociojnë në Bruksel dhe të marrin vesh se çfarë është nënshkruar dhe jo që që t’u fshihet e vërteta reale.

Duke punuar kështu do të vazhdojmë edhe më tutje politikat fatale për serbët e Kosovës, citon agjencia Rashiqin, sepse nëse nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se çfarë do të na ndodhë, nuk shoh si do të nxjerrim diçka të mirë prej kësaj, do të thotë Marrëveshjes së Brukselit në tërësi, që mund të jetë fatale për serbët e Kosovës dhe kjo është brenga ime më e madhe, ka thënë Rashiq./t/